Prangoset ish-shefi i policisë në Vlorë/ Emri

Prangoset ish-shefi i policisë në Vlorë/ Emri

10:45, 18/03/2019
A+ Aa A-

Një ish-drejtues policie në Vlorë është vënë në pranga.

Renato Avdylaj, i akuzuar për përfshirje në trafik kanabis dhe favorizim të mbjelljes së tij është vënë në pranga gjatë natës.

Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Prokuroria ka çuar në gjykatë dosjen hetimore për tetë persona, që i akuzon si pjesë të një grupi të strukturuar kriminal, të cilët ushtronin aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të lëndës narkotike kanabis sativa në fshatrat Vezhdanisht-Treblovë, në Vlorë.

Në bazë të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, në këtë zonë Policia e Shtetit zbuloi një sasi shumë të madhe lënde narkotike, të shpërndarë në parcela, si edhe në proces tharjeje.

Në krye të grupit të strukturuar kriminal qëndronte Taulant Haxhiraj, i cili, bashkëpunonte ngushtë me punonjësin e Policisë, Renaldo Avdulaj, si edhe me disa persona të tjerë. Këta të fundit kishin për detyrë marrjen e masave konkrete për kultivimin, magazinimin dhe më tej, shpërndarjen e lëndës narkotike.

Një grup personash, gjatë muajve Prill dhe Maj të 2016-ës, pasi kanë siguruar me parë sipërfaqe toke, në pyll, kullota, tokë në pronësi shtet ose në pronësi dhe posedim të personave privat, që ndodhet në territorin e zonës Administrative Vlorë, kanë filluar kultivimin e sasirave të mëdha të bimëve narkotike të llojit canabis sattiva.

Në vijim të hetimeve, forcat e Policisë kanë ndërhyrë, duke realizuar arrestimin e 11 personave, por pa mundur të vë në pranga Renaldo Avdulin.

Akuzat për veprat penale “Kultivimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal”, “Kryerjes së veprave nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”:

1. Taulant Haxhiraj

2. Renaldo Avdyli

3. Shkëlqim Koçiaj

4. Xhovalin Baço

5. Reshat Radhima

6. Marjus Bajrami

- Për kryerjen e veprës penale “Moskallëzim krimi”, akuzohen:

7. Klajdis Imeri

8. Anis Pajo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz18/03/2019 16:10

Policia qe do edvin kurva dhe Saje drogaxhi Qorri.

Shto koment

Denonco