Tentativa për vrasje te ‘Komuna e Parisit’, identifikohet autori, policia zbardh ngjarjen

Tentativa për vrasje te ‘Komuna e Parisit’, identifikohet autori, policia zbardh ngjarjen

20:25, 17/03/2019
A+ Aa A-

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e 14 marsit 2019, ku në rrugën “Prokop Mima” u plagos në këmbë me armë zjarri shtetasi E. K., 29 vjeç.

Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin.

Procedohet penalisht dhe një 26-vjeçar për “Deklaratë të rremë para oficerit të policisë gjyqësore”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin:

A. B., 30 vjeç, banues në Tiranë

Mbrëmjen e 14 marsit 2019, ky shtetas në rrugën ‘’Prokop Mima’’, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. K., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu u procedua në gjëndje të lirë shtetasi H. I., 26 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi ka dhënë deklarim të rremë përpara oficerit të policisë Gjyqësore.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco