Atentati në Tiranë/ E qëlluan 3 herë me armë, i plagosuri ‘kyç’ gojën para policisë

Atentati në Tiranë/ E qëlluan 3 herë me armë, i plagosuri ‘kyç’ gojën para policisë

20:07, 17/03/2019
A+ Aa A-

Policia e Tiranës nuk ka mundur të identifikojë ende autorin e plagosjes së 26-vjeçarit Enea Teqja, mbrëmjen e së mërkurës, në zonën e “Komunës së Parisit”.

Për më tepër, ende nuk dihen as motivet e ngjarjes. Ndërsa vetë i plagosuri, i cili është goditur nga një plumb në këmbë, nuk ka bashkëpunuar me grupin hetimor, duke thënë se nuk e njeh autorin dhe se ka qenë një sherr banal.

Ngjarja ndodhi të mërkurën, rreth orës 21:50 të mbrëmjes. Policia thekson në njoftimin paraprak, se ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta. Teqja është plagosur në këmbë dhe sipas burimeve ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një zënke mes një grupi të rinjsh, që më pas ka agravuar në përdorimin e armës dhe në drejtim të të riut është qëlluar tri herë, por fatmirësisht ka shpëtuar, pasi vetëm një plumb e ka kapur në këmbë.

Makina, me të cilën autorët u larguan, dyshohet se është fshehur në një nga garazhet në zonë e “Komunës së Parisit” për të humbur gjurmët. Pasi kanë dëgjuar të shtënat me armë zjarri, kanë qenë banorët e zonës që kanë lajmëruar Policinë.

Forcat e Rendit kanë rrethuar vendin e ngjarjes për të mbledhur provat, ndërsa në rrugë janë ngritur disa postblloqe për kontrolle. Grupi hetimor ka marrë edhe dëshminë e parë të të plagosurit, i cili nuk ka dhënë emra dhe shumë detaje mbi autorët, duke ngritur dyshimet se nuk do që të bashkëpunojë me Policinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco