Humbi të fejuarën teksa po i mësonte makinën, 19-vjeçari emocionon në Facebook

Humbi të fejuarën teksa po i mësonte makinën, 19-vjeçari emocionon në Facebook

17:58, 17/03/2019
A+ Aa A-

Po i mësonte makinën i fejuari, vdes në aksident adoleshentja.  18-vjeçarja humbi jetën në një aksident të rëndë të ndodhur në Borsh, ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur.

Viktimë e identifikuar si Analuiza Duro, 18 vjeçe, e cila ishte në vit të fundit në shkollën e mesme, mësohet se ndodhej në makinë bashkë me të fejuarin e saj, Robert Dhuli, 19 vjeç kur ndodhi aksidenti.

Ndërsa po përpiqej t’i më sonte makinën të fejuarës, kjo e fundit ka humbur kontrollin e automjetit duke përfunduar në një kanal. 

Aksidenti i rëndë me një të vdekur, ka ndodhur pasditen e së premtes rreth orës 17:20 në vendin e quajtur mbi Shkallë në Borsh.

Sipas asaj që shkruan Panorama, dyshohet se vajza, ka qenë duke bërë guidë për të mësuar makinën në momentin kur mjeti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal kullues dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në momentin që makina ra në ujë, 19-vjeçari ka arritur të dalë, por e ka pasur të pamundur të shpëtojë të fejuarën, e cila për pasojë është mbytur. Pavarësisht se ai kërkoi ndihmë te banorët, të cilët njoftuan edhe Policinë dhe zjarrfikëset, për vajzën 18-vjeçare ishte shumë vonë.

Pak momente më parë, i riu i ka dedikuar disa vargje të fejuarës së tij që tashmë nuk jeton më.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco