Një person është arrestuar si i përfshirë në krimin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme tek liqeni artificial, ku humbi jetën Haxhi Baçinozi.
Burime nga policia thanë se është vënë në pranga Myftar Pasha, 56 vjeç mik me autorin e dyshuar të vrasjes Islam Myrtaj.
Ky i është ende në arrati. 56-vjeçari Pasha akuzohet për mos kallëzim krimi.
Krimi i rëndë ndodhi në sy të djalit të Baçinozit mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:15 minuta.
Njoftimi i policisë së Tiranës
Arrestohet një 56-vjeçar për ‘Moskallëzim krimi’ në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën ‘Bill Klinton’, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi H. B.
Specialistët për Hetimin e Krimit ndaj Jetës dhe pronës në DVP Tiranë, arrestuan shtetasin:
M. P., 56 vjeç, banues në Tiranë
Ky shtetas në momentin e vrasjes së shtetasit H. B., dyshohet se ka qenë me autorin e vrasjes dhe nuk ka kallëzuar krimin.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
© SYRI.net