Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Dy vrasje, një person vritet në kazino/ Pas sherrit, vëllai qëllon vëllanë

Dy vrasje, një person vritet në kazino/ Pas sherrit, vëllai qëllon vëllanë

14:38, 17/03/2019
A+ Aa A-

Në komunën e Suharekës sot kanë ndodhur dy vrasje, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi tha se sipas informatave, një person është vrarë në një kazino në orën 9:00 të mëngjesit të sotëm.

Ndërkaq, rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Studenqan të po kësaj komune, ku ka mbetur i vrarë një person.

“Mund të konfirmoj se sot kanë ndodhur dy vrasje në komunën e Suharekës. Për këto dy raste do të mbahet një konferencë për media”, tha zëdhënësi Gashi.

Nderkohë mesohet se rreth orës 11:40 në fshatin Studenqan të Suharekës pas një zënke mes dy vëllezërve janë shkrepur plumba, aty ka mbetur rëndë e lënduar edhe një grua (familjare e tyre).

Mediat nga burime të sigurta brenda organeve të hetuesisë mësojnë se vëllai i madh (B.G 72 vjeçar) ka vrarë vëllain 64 vjeçar I.G.

Në këtë ngjarje lëndime të rënda trupore ka marrë edhe një grua rreth 43 vjeç (inicialet e saj N.G- të gjithë emra të njohur për redaksinë).

Mësohet se motivi që dyshohet se çoi drejt vdekjes 64 vjeçarin ka të bëjë me trashëgiminë familjare.

“Motivet rreth trashëgimisë, kontesti pronësor”, tha ky burim.

Lajmin për vdekjen e 64 vjeçarit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Mund të konfirmoj se ka ndodhur edhe një vrasje në Studenqan. Për dy vrasjet do të mbahet një konferecnë për media”, tha Vesel Gashi nga zyra për informim në policinë rajonale të Prizrenit.

Ndërsa, në një kazino të Suharekës u gjet i vrarë sot edhe J.A 32 vjeçar. Motivi i kësaj vrasje nuk dihet  deri më tani policia nuk ka arrestuar asnjë të dyshuar.

Kjo është vrasja e tretë brenda kësaj jave në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco