Vrasja te liqeni, zbardhen dëshmitë e familjarëve të ish-të përndjekurit

Vrasja te liqeni, zbardhen dëshmitë e familjarëve të ish-të përndjekurit

11:30, 17/03/2019
A+ Aa A-

Vrasja e ish-të përndjekurit politik Haxhi Baçinozi mbrëmjen e djeshme tek Liqeni Artificial i Tiranës ka ndodhur për shkak të një borxhi.

Familjarët e viktimës janë shprehur se 62-vjeçari ka pasur një biznes me autorin e krimit dhe nga kjo gjë ka lindur edhe borxhi.

Sipas dëshmisë së tyre të dhënë në polici, Islam Myrtaj i kishte Baçinozit një borxh prej 80 mijë eurosh, para të grumbulluara si pasojë e biznesit mes tyre, thanë për SYRI.net burime nga uniformat blu.

Ky borxh ka qenë në thelb të konfliktit mes Haxhi Baçinozit dhye Islam Myrtajt.

Pikërisht ky i fundit mbrëmjen e djeshme ka qëlluar duke e lënë të vdekur 62-vjeçarin.

Më pas bashkë me një person tjetër që e ka ndihmuar në krim, janë larguar në drejtim të Saukut.

Ka qenë djali 18-vjeçar i viktimës ai që i ka dhënë menjëherë të gjitha detajet për policinë, por ende nuk është bërë i mundur arrestimi i të dyshuarit Myrtaj.

Haxhi Baçinozi mësohet është baba edhe i një djali tjetër, 24 vjeçar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco