Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

FOTO/ Ky është ish i përndjekuri që u vra sonte tek liqeni

FOTO/ Ky është ish i përndjekuri që u vra sonte tek liqeni

22:04, 16/03/2019
A+ Aa A-

Haxhi Baçinozi është 62-vjeçari nga Fieri, i cili u vra në një atentat me armë zjarri, pasditen e sotme tek liqeni artificial.

Ai kishte lindi më 2 korrik të vitit 1957, në fshatin Radostinë të Fierit dhe ishte një ish-i përndjekur që ka qenë dy herë i dënuar në diktaturë.

Ngjarja ndodhi rreth 18:15, te Liqeni Artificial, kur Baçinozi kishte dalë për vrap bashkë me djalin e tij.

Policia njoftoi se ka identifikuar dhe është vënë në ndjekje edhe të autorëve të dyshuar. Dyshohet se fieraku është qëlluar për vdekje për shkak të një konflikti të hershëm, ende i pasqaruar nga policia.

Sipas të njëjtave burime autorët e ngjarjes janë shpallur në kërkim.

Dyshohet se ka qenë djali i viktimës ai që mund të ketë dalluar autorët.

Mbi viktimën ka qëlluar njëri prej tyre, ndërsa tjetri e ka ndihmuar të arratisen me motor në zonën e Saukut.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco