Ambasada e SHBA kujton rivendosjen e  marrëdhënieve me Shqipërinë në ’91

Ambasada e SHBA kujton rivendosjen e marrëdhënieve me Shqipërinë në ’91

12:18, 15/03/2019
A+ Aa A-

Ambasada amerikane në Tiranë ka rikujtuar sot ditën e shënuar, të pervjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA dhe Shqiperisë, pas një ndërprerje 52-vjeçare.

Ja mesazhi i ambasadës:

Çdo vit, më 15 mars, ne festojmë përvjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë (më 15 mars, 1991), pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh.

Në ceremoninë historike të vitit 1991 për nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit, i cili rivendoste marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve, Ndihmës Sekretari i atëhershëm i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Kanadeze Rejmond G.H. Saitc, tha: “Marrëdhënia midis vendeve tona fillon me vitet e hershme të këtij shekulli, kur Presidenti Udrou Uillson i ofroi mbështetjen amerikane shtetit të ri shqiptar.

Marrëdhënia nuk u harrua kurrë nga mijëra amerikanët me origjinë shqiptare…të cilët mbajtën kontaktet me atdheun e tyre gjatë gjithë këtyre viteve.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco