Mungon avokatja, dështon sërish seanca për Shullazin

Mungon avokatja, dështon sërish seanca për Shullazin

10:32, 15/03/2019

Ka dështuar për herë të pestë seanca për Emilajno Shullazin dhe grupin e tij. Shkak është bërë mungesa e avokates Eralda Brahimasi, e cila mbron kryesisht Gilmando Danin.

Për këtë arsye, Gjykata ka gjobitur 10 mijë lekë avokaten Brahimasi, ndërsa rastin e mungesës vendosi t’ia referojë dhomës kombëtare të avokatisë.

Në seancë ishin të pranishëm Endrit Qyqja dhe Gilmando Dani, të pandehurit e tjerë kanë preferuar të mbrohen nga avokatët

Ndërkohë Gjykata e Krimeve të Renda pezulloi afatet e paraburgimit për të gjithë të pandehurit

Seanca e radhës u caktua në 25 mars.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

asi15/03/2019 12:03

Cudi e madhe, aty ku gjykohen protestues te Kukesit, Astirit, te 16 shkurtit dhe protestues te tjere kunder qeverise asnjehere nuk vonohen seancat gjyqesore, atje ku ka kriminele dhe mbeshtetes te Ram DRam Rilindjes gjithnje shtyhen seancat derisa i nxjerin nga burgu shiiptar se burg ne bote qe i le te lire nuk gjen as ne ferr.

Shto koment