Plagosja në Tiranë, FOTO nga vendngjarja, emri i plotë i të plagosurit

Plagosja në Tiranë, FOTO nga vendngjarja, emri i plotë i të plagosurit

23:13, 14/03/2019
A+ Aa A-

Një 26-vjeçar i quajtur Enea Keqa ka mbetur i plagosur me armë mbrëmjen e së enjtes në Tiranë. Sipas burimeve paraprake të tvklan.al, ngjarja ka ndodhur tek Komuna e Parisit në një kryqëzim rrugor.

Personi që është qëlluar me armë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Sipas burimeve spitalore, i plagosuri është qëlluar në këmbë.

Shkaqet janë të paqarta, teksa në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore. Sa u përket autorëve, nuk ka asnjë informacion.

Ndërkohë është ndërtuar edhe idetikiti i personit që plagosi 26-vjeçarin. Autori mban të veshur një xhup të zi, kapele dhe tuta të kuqe.

Nuk dihet nëse ngjarja është atentat i dështuar apo ndonjë konflikt i çastit.

Grupi hetimor do të mbledhë edhe kamerat e sigurisë së bizneseve aty pranë, të cilat mund të kenë filmuar ngjarjen.

Informacioni paraprak i Policisë së Tiranës:

Rreth orës 21:50, në zonën e Komunës së Parisit, është plagosur me armë zjarri (në këmbë), në rrethana ende të paqarta shtetasi E.K, 26 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco