Atentati me armë zjarri në Tiranë/ Policia zbulon identikitin e autorit

Atentati me armë zjarri në Tiranë/ Policia zbulon identikitin e autorit

23:03, 14/03/2019
A+ Aa A-

Dalin detaje të reja nga atentati me armë zjarri në Tiranë ku mbeti i plagosur 26-vjeçari me inicialet E.K.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, ka patur shkëmbim zjarri mes 2 mjetesh, një ‘Benzi’ dhe një ‘Polo’, ndërsa nuk dihet ende nëse i plagosuri është pjese e konfliktit apo është gjendur aty rastësisht.  Ajo që e bënë të vështirë identifikimin e autorëve është qëndrimi i të plagosurit, i cili mësohet se nuk ka pranuar të flasë për ngjarjen kur është pyetur  nga efektivët e policisë.

Ndërkohë është ndërtuar edhe idetikiti i personit që plagosi 26-vjeçarin. Autori mban të veshur një xhup të zi, kapele dhe tuta të kuqe.

Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e motiveve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco