Detaje të reja nga përplasja me armë në Tiranë/ Qëllohet i riu

Detaje të reja nga përplasja me armë në Tiranë/ Qëllohet i riu

22:18, 14/03/2019
A+ Aa A-

Pak minuta më parë, në rrugën “Gjin Kuqali” në Tiranë, ka patur një përplasje me armë zjarri, ku për pasojë ka patur një të plagosur.

ka ndodhur në rrugën “Gjik Kuqali”, ndërsa i plagosuri, i moshës rreth 25-30 vjeç, fatmirësisht, raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Identiteti i tij nuk dihet ende, ndërsa aktualisht ndodhet në spital për trajtim mjekësor pas plagosjes në këmbë.

Ende nuk dihen shkaqet e përplasjes së armatosur dhe as kush ka qenë autori apo autorët, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë së Tiranës, ka patur një shkëmbim zjarri mes dy makinave, ndërsa nuk dihet ende nëse i riu i plagosur është përfshirë në konflikt apo jo.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 21:50, në zonën e Komunës së Parisit, është plagosur me armë zjarri (në këmbë), në rrethana ende të paqarta shtetasi E.K, 26 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco