Arrestohen 3 shqiptarë, u kapën duke transportuar drogë

Arrestohen 3 shqiptarë, u kapën duke transportuar drogë

12:33, 14/03/2019
A+ Aa A-

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia greke, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim pasi u kapën duke transportuar drogë. Shqiptarët u vunë në pranga në dy operacione të ndryshme.

Operacioni i parë, i cili u zhvillua në Drosopigi u sekuestruan 68 kg marijuanë, i cili po transportohej me një makinë ku ndodheshin dy të rinj shqiptarë.

Operacioni tjetër u zhvillua në Igumencië, ku në makinën që drejtohej nga një 25 vjeçar shqiptar u sekuestruan 10 pako me 9 kg 650 gram marijuane.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco