Bënte namin duke vjedhur banesa e dyqane, prangoset 31 vjeçari

Bënte namin duke vjedhur banesa e dyqane, prangoset 31 vjeçari

10:22, 14/03/2019
A+ Aa A-

Një 31-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi akuzohet për disa vjedhje të kryera në qytet.

Në pranga u vu shtetasi me iniciale F.J., pasi gjatë natës në lagjen "28 Nëntori", dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit, K.M., ku ka vjedhur dy kompjutera.

"Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është dhe autorë  edhe i 3 vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Elbasanit,  në muajin  janar, shkurt e mars, ku ka vjedhur në një banesë, lokal dhe në një dyqan, duke marrë  bizhuteri, lekë e sende të tjera", thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe  sekuestroi në cilësinë e provave materiale një njësi kompjuteri, dy kasa fiskale, e sende të tjera.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco