VIDEO/ Drogë dhe armë, dy fierakë në pranga

VIDEO/ Drogë dhe armë, dy fierakë në pranga

09:59, 14/03/2019
A+ Aa A-

Dy persona janë vënë në pranga pasi policia ka gjetur drogë dhe armë.

Burime policore se është finalizuar operacion i koduar ‘Befasia’, ku në pranga janë vendosur babë e bir.

Të arrestuarit janë: A. L., 55 vjeç, banues në Patos dhe A. L, 26 vjeç, banues në Patos (babë e bir).

Gjatë operacionit  policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 900 gram lëndë narkotike në formë Çokollate, 9 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, 6 doza me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 1 peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen e drogës në doza të vogla, 1 Pistoletë tip Bereta me 1 krehër dhe 3 fishekë, 4 pasaporta me identitete të ndryshme, 5 aparate celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’, ‘Nxitja për përdorimin e drogës’ dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco