Arrestimet në Shkodër/ Dalin detaje nga operacioni i madh

Arrestimet në Shkodër/ Dalin detaje nga operacioni i madh

09:04, 14/03/2019
A+ Aa A-

Dhjetëra forca policie kanë mbërritur nga Tirana në Shkodër.

Forcat RENEA, FNSH dhe Shqiponja kanë arrestuar 14 persona. Këto arrestime janë bërë pasi këto persona prej kohësh ushtronin veprimtarinë e paligjshme të dhënies apo marrjes së fajdeve tek qytetaret.

Në total lista e personave për të cilët policia ka marrë për ekzekutuar urdhrat e ndalimit është 16 persona, por dy ende nuk janë gjetur.

Pritet që numri i arrestimeve të rritet. Forcat e policisë nga Tirana kanë zbarkuar në Shkodër që në orën 04:00 të mëngjesit duke nisur menjëherë aksionin blic.

Janë shpërndarë në pika te ndryshme në qytet duke bërë edhe arrestimet.

Ky aksion vazhdon ende në qytetin e Shkodrës ndërsa pritet që hetimet të shkojnë edhe me tej.

Fajdet janë kthyer në një shqetësim në Shkodër ndaj policia e shtetit pas përgjimeve prej afër dy muajsh ka goditur duke arrestuar disa prej personave që merren me këtë aktivitet të paligjshëm.

Në vazhdim pritet që policia të japë më shumë detaje rreth këtij operacioni me emrat e të arrestuarve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco