Policia e arreston se ‘goditi’ policin, Gjykata: Është personi i gabuar

Policia e arreston se ‘goditi’ policin, Gjykata: Është personi i gabuar

08:47, 14/03/2019
A+ Aa A-

Policia ka arrestuar personin e gabuar si autor të goditjes me gur të efektivit të policisë në protetën e 9 marsit 2019 që u mbajt në qytetin e Fierit.

Kështu pretendon gjykata e Fierit e cila pak orë pasi Policia e Shtetit 'kërcënoi' me veting gjyqtarin që liroi nga paraburgimi Pëllumb Isufaj doli me një njoftim sqarues.

Në njoftimin që mban firmën e zëdhënëses së kësaj gjykate informohet se personi që është filmuar nga kamerat është më i ri se i arrestuari si dhe me flokë në bjond, ndryshe nga i arrestuari.

Nga provat që janë mbledhur deri në këtë fazë hetimi nuk provohet dyshimi i arsyeshëm që autori i goditjes me gurë të punonjësit të policisë të ketë qenë pikërisht Pëllumb Isufaj. 

Personi që ka qëlluar por i paidentifikuar nga pamjet filmike është dukshëm më i ri në moshë se i ndaluari Pëllumb Isufaj dhe është me flokë gështenjë të celur në bjond në një kohë që i ndaluari është me flokë dukshëm të zinj.”

Tre personat u arrestuan pas protestës se zhvilluar nga opozita në Fier, kundër qeverisë Rama, gjatë të cilës u shënuan incidente dhe përplasje me forcat e rendit dhe për pasojë mbeti i plagosur një efektiv i FNSH-së.

Paraditen e sotme gjyqtari Pirro Sota caktoi 'arrest shtëpie' për Pëllumb Isufaj, Inspektor i Mjedisit në bashkinë Ballsh, ndërsa për dy personat e tjerë Enkelejd Kafrani dhe Lavdimir Zykaj u dha 'detyrim paraqitjeje'.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco