Aksident i rëndë/ Një i vdekur në Fushë Krujë

Aksident i rëndë/ Një i vdekur në Fushë Krujë

08:22, 14/03/2019
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Fushë Krujë-Tiranë në afërsi të fshatit Arameras. Nga përplasja ka mbetur i vdekur një person, që po ecte anës rrugës në këmbë.

Nga të dhënave të para mësohet se një makinë tip ‘Benz’ me targa të Tiranës ka përplasur këmbësorin rreth 50 vjeç, i cili është i paidentifikuar ende.

Trupi i viktimës është dërguar në morgun e Tiranës, ndërsa shoferi i makinës është ndaluar nga policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco