Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

Vetëvarja e të burgosurit në Berat, ngjarja u mbajt e fshehtë, dalin detaje të reja

Vetëvarja e të burgosurit në Berat, ngjarja u mbajt e fshehtë, dalin detaje të reja

23:14, 13/03/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Beratit, ku një 38 vjeçar ka tentuar ti jap fund jetës në dhomën e tij të burgut, ndërkohë që po lufton me jetën në spitalin e Traumës në Tiranë, ku u dërgua në gjendje kritike për jetën. Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë paradites së sotme, por është mbajtur e fshehtë nga të gjitha institucionet përgjegjëse.

Ka qënë 38 vjeçari, Bujar Murati, banor i fshatit Lybeshë, në bashkinë Poliçan, i cili mësohet se është gjetur i vetë-varur në dhomën e burgut. Kanë qënë gardianët ata që kanë gjetur në gjendje të rëndë për jetën 38 vjeçarin, i cili menjëherë u dërgua në spitalin e Beratit.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore ai ka qëndruar vetëm pak minuta në këtë spital dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. As Drejtoria e IEPV-së në Berat, as organi blu në këtë qytet nuk kanë bërë asgjë të ditur për ngjarjen e rëndë.

Mbrëmjen e sotme ngjarja është denoncuar edhe nga Dega e PD-së në këtë qytet. Ka qënë kryetari i kësaj dege, Gazment Azizi, i cili në një deklaratë për mediat bëri me dije se nuk është hera e parë që në këtë institucion ndodhin ngjarje të tilla të rënda.

“Denoncojë heshtjen e IEPV-së në Berat dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, që më porosi të kryeministrit Rama fshehin çdo ngjarje të rëndë që nxjerr hapur fytyrën e shtetit të kapur nga krimi”, u shpreh ai.

Tashmë priten hetimet që duket se janë në duart e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco