DETAJE/ I vetëvaruri në burg është xhaxhai i Arjelës që u ekzekutua vjet te Fakulteti i Mjekësisë

DETAJE/ I vetëvaruri në burg është xhaxhai i Arjelës që u ekzekutua vjet te Fakulteti i Mjekësisë

20:15, 13/03/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Beratit, ku një i ri është gjetur i vetëvarur.

Bujar Murati, 38 vjeç, nga fshati Lybeshë i rrethit të Poliçanit është gjetur në qelinë e tij nga punonjësit e burgut dhe është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit.

Burimet spitalore konfirmojnë se 38-vjeçari kishte mbërritur në spital në gjendje kome dhe për këtë arsye është dërguar me urgjencë në Tiranë.

38-vjeçari Murati është xhaxhai i Ariela Muratit, studendes që u vra pranë fakulteti të Mjekësisë në Tiranë rreth 1 vit më parë, me tre plumba nga Aldison Belulaj, i cili më pas vrau edhe veten.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco