Lleshaj e pezulloi se mbrojti banesën, efektivja e policisë; 'Nuk ndalem, do mbroj shtëpinë time

Lleshaj e pezulloi se mbrojti banesën, efektivja e policisë; 'Nuk ndalem, do mbroj shtëpinë time

19:21, 13/03/2019
A+ Aa A-

Edhe pse kanë kaluar dy ditë nga pamjet e forta të dhunës që shoqëruan ekzekutimin e një vendimi përmbarimor pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”, ku Policia dhe Përmbarimi u bënë bashkë për të nxjerrë në mënyrë të dhunshme nga banesat, gra, fëmijë dhe të moshuar, duket se kjo situatë do të përsëritet sërish më 25 mars.

Dhe përballë kolegëve të saj policë do të jetë sërish efektivja e Policisë, Blerta Dervishaj, e cila është shprehur për A2 se do ta mbrojë banesën e saj ashtu sikurse bëri edhe në ngjarjen e dy ditëve më parë, kur bashkë me fëmijët e saj u bë mburojë kundër personave që kërkonin ti merrnin shtëpinë.  

“Shtëpia ime do të shembet bashkë me mua brenda! Kjo ndërtesë do të ndërtohet vetëm mbi kockat e mia dhe mbi gjakun tim”, thotë Blerta.

Ndërsa u ka kërkuar ndjesë kolegëve të saj të Policisë, Blerta Dervishaj ka paralajmëruar se më 25 mars do të jetë sërish përballë tyre për të mbrojtur banesën e saj.

“U kërkoj ndjesë të gjithë. Unë do të përballem ndoshta. Nuk e di si do të jetë ajo ditë. Do ta bëj për fëmijët e mi që të kenë një strehë. Unë nuk kam ku të shkoj më. Le të merret çdo lloj vendimi ndaj meje. Do të rrezikoj edhe vendin e punë. Unë shtëpinë nuk e lëshoj kurrë!”

Për aktin  e saj në mbrojtje të banesës, Blerta Dervishaj u pezullua me tri ditë nga radhët e Policisë, ndërkohë që tashmë pritet të shikohet se cili do të jetë vendimi i radhës i eprorëve të saj, që nuk kursejnë askënd kur vjen puna të zbatojnë urdhrat e një shteti policor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco