Lajmi i fundit

INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Zv. drejtori i RAI-t Sigfrido Ranucci i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama

Merret 9 orë peng avokati i njohur

Merret 9 orë peng avokati i njohur

15:58, 13/03/2019
A+ Aa A-

Gazetari Basir Çollaku ka denoncuar ditën e sotme një ngjarje të rëndë.

Pengmarrjen e një avokati të njohur në Shqipëri.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga policia në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Sipas Çollakut, avokati është marrë peng nga një prej grupeve kriminale që veprojnë në zonën e Fushë Krujës.

Sipas Çollaku, avokati i njohur është marrë peng për mashtrim.

Denoncimi i Basir Çollakut:

Avokati i njohur..9 ore peng per llogari te trafikanteve te droges...

Nje avokat i njohur qe leviz me shofer, i cili ka administruar poste te rendesishme ne sistemin e drejtesie, merret peng per mashtrim, nga disa persona nga Fushekruja.

E kane futur ne nje bagazh makine dhe e kane trajtuar me konsiderate pa demtime serioze ne fytyre, sjellje qe solli plotesimin e disa kushteve te pengmarresve te perkoheshem. Ai eshte rikthyer ne liri pas nente oresh.

Megjithese eshte e pamundur, ndoshta policia nuk ka mundur ta marre vesh ngjarjen e rende. Avokati ka neper duar nje çeshtje te rendesishme, ne nje dosje te trafikut te droges.

Premtimi i pambajtur per njeriun qe eshte ne qeli nga Krimet e Renda, ka sjelle reagimin qe ka degraduar ne kete ngjarje.

Per te rifituar lirine, avokati ka plotesuar disa ‘kushte’ te kontrates paraprake...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco