Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Shkrumbohet makina në Durrës Foto ilustruese

Shkrumbohet makina në Durrës

10:48, 13/03/2019
A+ Aa A-

Një makinë është shkrumbuar gjatë natës në qytetin e Durrësit. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në lagjen Nr.4, ku automjeti në pronësi të shtetasit Sh.B, 32 vjeç, është djegur pjesërisht në pjesën e brendshme.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 12.03.2019, rreth orës 20:00, në lagjen Nr 4 Durrës, automjeti në pronësi të shtetasit Sh.B., 32 vjeç, është djegur pjesërisht në pjesën e brendshme. Grupi Hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.”- thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco