Gjyqtari që hoqi dënimin e përjetshëm të Dajtit, kërkon që policia t'i kthejë 17 mijë euro

Gjyqtari që hoqi dënimin e përjetshëm të Dajtit, kërkon që policia t'i kthejë 17 mijë euro

10:13, 13/03/2019
A+ Aa A-

Pas bujës që bëri vendimi për heqjen e dënimit me burg të përjetshëm ndaj Dritan Dajtit, Policia e Shtetit në bashkëpunim me prokurorinë kryen disa kontrolle në shtëpitë e dy gjyqtarëve të Apelit të Shkodrës dhe Vlorës, Skënder Damini dhe Aleks Nikolli.

Por dy togat e zeza që e dënuan Dajtin me vetëm 25 vite heqje lirie, edhe pse ka vrarë katër oficer policie, i janë drejtuar Gjykatës së Krimeve të Rënda për kthimin e sendeve dhe parave që u sekuestruan në banesat e tyre.

Skënder Damini i cili ushtron detyrën e tij të gjyqtarit pranë Apelit të Vlorës dhe Aleks Nikolli që është gjyqtar në Apelin e Shkodrës, i janë drejtuar pak ditë më parë gjykatës duke kërkuar prej saj që të rrëzonte vendimin e sekuestrimit të telefonave të dy gjyqtarëve,pasi një gjë e tillë sipas tyre konsiderohet e paligjshme. Aparatet telefonikë që kanë përdorur gjyqtarët janë dërguar për ekspertim teknik me qëllimin e vetëm, për të mësuar diçka rreth bisedave të gjyqtarëve që mund të kenë bërë për çështjen penale të Dritan Dajtit që e kishin në gjykim pranë Apelit të Krimeve të Rënda. I pari që i është drejtuar gjykatës për rrëzimin e sekuestrimit të telefonit ka qënë gjyqtari Aleks Nikolli, i cili shkurt të 2019 ka depozituar kërkesën.

Por në 7 mars gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të rrëzojë këtë kërkesë, me argumentin si të pambështetur në ligj. Një ditë më pas një kërkesë të njëjtë, në 8 mars ka depozituar gjyqtari Skënder Damini dhe bashkë me të dhe djali i tij Lisien Damini. Kërkesa e këtij të fundit konsiston në kthimin e shumës financiare prej 17 mijë euro të sekuestruara, pasi babai i tij Skënderi dhe vetë Lisieni, pretendojnë që këto euro të sekuestrura nga policia, i përkasin Lisien Daminit i cili meret me biznes. Të dyja kërkesat pritet që të gjykohen në seancën e 18 marsit 2019 nga gjyqtarja Liljana Baku

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Loran shehu13/03/2019 10:34

Po mormal tja kthej se sjemi ne kohen e enverit qe denoesh me opinion turp ca gjyqsori kemi ti mer e leket nga shpia

Shto koment

Denonco