VIDEO/ Makina përplas kalimtarin në Kamëz, shoferi e dërgon vetë në spital

VIDEO/ Makina përplas kalimtarin në Kamëz, shoferi e dërgon vetë në spital

20:22, 12/03/2019
A+ Aa A-

Një kalimtar është përplasur pak minuta më parë nga një makinë teksa kalonte rrugën pranë qendrës së qytetit të Kamzës.

Sipas Faxweb, kalimtari është një burrë i moshës rreth 50-vjeç të cilin shoferi me ndihmën e disa kalimtarëve e ka futur në makinën e tij duke e dërguar menjëherë në spital.

Siç shikohet edhe në video, policia ka qenë e pranishme në vendngjarje pasi vendi ku ndodhi aksidenti gjendet shumë pranë Komisariatit të Kamzës.

Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të aksidentuarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco