Aksident tragjik në autostradën Lushnje-Fier/ Humb jetën 37-vjeçari, plagoset një tjetër

Aksident tragjik në autostradën Lushnje-Fier/ Humb jetën 37-vjeçari, plagoset një tjetër

18:06, 12/03/2019
A+ Aa A-

Tjetër aksident me pasojë vdekjen në rrugët e vendit. Një 37-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në autostradën Lushnje- Fier.

Policia e Fierit njofton se, në automjetin tip Audi që doli nga rruga udhëtonin dy persona. Për pasojë mbeti i plagosur vetë drejtuesi i mjetit, 45-vjeçari me iniciale I.B. Ndërsa humbi jetën pasagjeri H.G. 37 vjeç.

37-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi ti mbijetonte dot plagëve të marra.

Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta, ndërsa policia po heton arsyet e aksidentit fatal.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco