INICIALET-FOTO/ Fshinte 22 kg heroinë, arrestohet 31-vjeçar shqiptar në Itali

INICIALET-FOTO/ Fshinte 22 kg heroinë, arrestohet 31-vjeçar shqiptar në Itali

17:13, 12/03/2019
A+ Aa A-

Arrestohet një 31-vjeçar shqiptar në Masafra, Taranto të Italisë. Ai është kapur me 22 kg heroin, ndërsa mediat e vendit fqinj publikojnë vetëm inicialet e tij, M.A.

Guardia Di Finanza ka ushtruar kontroll të imtësishëm në makinën e 31-vjeçarit, ndërsa ka zbuluar brenda qeseve të airbagut të makinës 4.2 kg heroinë të ndarë në 8 pako.

Pas ndalimit të tij, forcat e rendit ushtruan kontroll edhe në banesën e tij. Gjatë kontrollit, iu gjetën edhe 18 kg heroinë, e fshehur në një garazh pranë banesës si dhe pajisje për prerjen dhe paketimin e lëndës narkotike.

Gjatë kontrolleve u gjetën edhe 90 kg përzierës të ndryshëm për heroinën.

Droga në garazh u zbulua falë kamerave të sigurisë të vendosura në apartamentin ku banonte 31-vjeçari shqiptar.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco