Rikthehet dimri, dëborë 'pranvere' edhe në malin e Dajtit

Rikthehet dimri, dëborë 'pranvere' edhe në malin e Dajtit

14:10, 12/03/2019
A+ Aa A-

Gjatë natës kanë nisur reshjet e dëborës në veri dhe në verilindje të Shqipërisë.

Kukësi, Dibra e Bulqiza janë zbardhur nga dëbora, e pazakontë kur vendi ishte ngrohut nga temperatura pranverore.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nxjerrë në terren mjetet borëpastruese, dhe deri më tani këshillohet kalimi me zinxhirë vetëm në: Ura  Çerenecit-Stebleve kalimi behet (10km e fundit, 4-5cm bore, fryn erë dhe herë-herë krijohen duna). Kuben - Vasije pjesërisht me zinxhirë në 5 km e fundit në lartësi 10-15 cm bore.

Në Rajonin Qendror nuk  ka probleme në qarkullimin e mjeteve  në akset  rrugore të tij. Në Rajonin Jugor nuk  ka probleme në qarkullimin e mjeteve  në akset  rrugore të tij.

Mbrëmja e së hënës riktheu reshjet e dëborës edhe në Qarkun e Dibrës.  Bora ka gjetur pemët e lulëzuara, në zonën e Klosit në Mat. Trashësia e dëborës në zonat malore shkon deri në 20 centimetra. Njësitë më problematike mbetën ato të Dibrës si Lura, Kalaja e Dodës, Ostreni e Martaneshi në Bulqizë si dhe njësia Xibër në Klos.

ARRSH këshillon drejtuesit e automjeteve të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ecin me shpejtësi të reduktuar dhe të vendosin zinxhir.

Moti i frohtë me erë, reshje shiu, dëborë dhe stuhi, do ta shoqërojë vendin përgjatë 24 orëve në vazhdim. Edhe operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka dyfishuar stafet në terren më bazë materiale për tu përballur me pasojat e motit të keq. Rreth 40% e fiderave janë stakuar si masë sigurie për t'i paraprirë ndonjë defekti të mundshëm në rrejt si rezultat i moti jo të qëndrueshëm.

Zbardhet Dajti

Edhe mali i Dajtit në Tiranë është zbardhur nga reshjet e deborës gjatë ditës së sotme. Ndërkohë që edhe temperaturat janë ulur ndjeshëm në kryeqytet.

Në Lezhë, era rrezon pishat

Ditën e sotme vendi ynë është përfshirë nga një mot i keq ku në Lezhë raportohet se rrymat e forta të erës kanë shkaktuar probleme të mëdha. 

Në varrezat e qytetit raportohet se janë shembur disa pisha të cilat kanë rënë mbi varre. 

Si pasojë disa varre kanë pësuar thyerja nga rënia e pishave. 

Era e fortë në Vlorë, mjetet lundruese nuk  dalin në det

Moti i përkeqësuar dhe deti me dallgë ka sjellë dhe pezullimin e lëvizjes detare.

Trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka mbërritur sot në orët e para dhe pasi ka zbarkuar pasagjerët, ka dale ne det në hapur,pasi sipas kapitenerisë së portit të Vlorës ,orët e mbasdites do te sjellin përkeqesim të theksuar të motit.

Shpejtësia e erës do kalojë 100 km/orë si dhe deti me fuqi deri në 8 ballë në det të hapur.

Ndërkohë janë njoftuar dhe mjetet lundruese më të vogla të mos dalin ne det deri në një njoftim të dytë kur të bie dhe fuqia e detit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco