Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

'Tokën na e vodhën, shtëpinë na e shitën 1 mijë lekë!' Pse u bë lufta tek 'Petro Nini'

'Tokën na e vodhën, shtëpinë na e shitën 1 mijë lekë!' Pse u bë lufta tek 'Petro Nini'

14:02, 12/03/2019
A+ Aa A-

Njëri nga pronarët e trualli dhe shtëpive, për të cilat pati përleshje me Përmbarimin dhe Policinë ditën e djeshme në Tiranë, pranë gjimnazit “Petro Nini”, ka treguar sot para medias se si qëndron problemi i pronave të tyre, 400 metra në zemër të Tiranës, për të cilat tani nuk janë më pronarë.

“Në Hipotekë qëndrojnë të tria të kundërtat, tri rrugaçritë, - tha zotëria. - Toka e sekuestruar në 1939; ligji që s’e lejon dhe çertifikata që i ka dhënë Hipoteka atij," duke nënkuptuar pronarin e tanishëm.

Rrëfimi: “Ne kemi 23 vjet në dyert e gjykatës. Kjo histori ka filluar në 1997-ën. "Kthimi i Pronave" i ka falur një pronë të shtetit, një qytetari. Toka ka qenë e sekuestruar në 1939-ën nga qeveria e para 29 Nëntorit 1944.

Komisioni i Kthimit të Pronave nuk duhet ta kthente këtë pronë. Ligji lejon që pronat e sekuestruara mbas 29 Nëntorit 1944 të kthehen nga Komisioni i Kthimit të Pronave, pra ju e kuptoni që kjo pronë nuk duhet të kthehet.

Kthimi i Pronave ia ka kthyer, falsifikimet janë bërë të mëdha. Ia ka kthyer dy qytetarëve, familjeve të Halil Rizait, por tani janë trashëgimtarët e tij që na sjellin Përmbarimin përditë.

Toka është e shtetit, nga “Petro Nini” deri tek teatri “Turbina”. Brenda këtij territori që është 10 mijë metra katrorë, është edhe shtëpia jonë. Shtëpinë e kemi blerë nga Enti i Banesave me dokumenta. Jetoj në atë shtëpi, kam lindur në 1953-in. Shtëpitë janë ndërtuar nga shteti shqiptar dhe oborret janë brenda këtij 10-mijë metërshi që po flasim dhe ky është konflikti.     

Ne i kemi përdorur këto oborre që nga 1997 dhe meqë kemi përdorur oborret, sipas atij, na ka vënë gjykata: Mua, 135 milionë; familjes Dervishi, 150 milionë! Meqë nuk kishim t’i paguanim këto lekë, Përmbarimi vjen e na merr shtëpinë! Kaq!

Nuk kishim gjobë për të paguar ne!

Në këtë tokë të vjedhur 10 mijë metra, është edhe 400 metra rreth e përqark shtëpisë sonë dhe meqë ne e kemi shkelur, e kemi mbajtur të rrethuar këtë oborr, gjykata na caktoi 135 milionë dhe 150 milionë. Për t’i paguar këto para, ku ka familje të varfër si ne që t’i paguajë?!

Ata e çuan shtëpinë në ankand dhe e kanë shitur shtëpinë. Shtëpinë e kanë nxjerrë në mënyrë të paligjshme. Domethënë pronën tonë, 106 m dhe 107 metra që e ka komshiu, e kanë shitur pronën vetëm me 1 mijë lekë! 

Në ankand janë futur vetë familjarët e atyre, vetë njerëzit e vet dhe e kanë blerë pronën tonë, që është kushedi sa lekë, se është pronë potenciale aty ku është, e kanë blerë me 1 mijë lekë.

Pasi firmosëm kontratën në 2015 me ndërtuesin, ramë dakord, e firmosëm, ai shkon në Hipotekë me këtë kontratë! 

22 vjet ai s’e merrte çertifikatën nga Hipoteka, por pasi bëmë kontratën, shkon në Hipotekë me të korruptuarit e Hipotekës dhe thotë: Nuk kam probleme më, me këtë tokën, që po kundërshtojnë qytetarët, se unë kam bërë këtë kontratë!

Sa ka dhënë këtë kontratë atje, një vit më mbrapa, Hipoteka i ka dhënë çertifikatën! 

Në Hipotekë qëndrojnë të treja të kundërtat: Toka e sekuestruar në 1939, ligji që s’e lejon dhe çertifikata që i ka dhënë Hipoteka atij. Tre të kundërtat, tre rrugaçëritë!

Pronar tani është kjo kompania: ka marrë tokën, ka shitur shtëpinë tonë, 230 e ca metra me 1 mijë lekë.

Tani ne kemi kallëzuar përmbaruesin Lefter Canin meqënëse e ka shitur shtëpinë tonë me veprime të kundraligjshme dhe sot do të depozitojmë në Gjykatën e shkallës së tretë, që veprimet të bëhen më të shpejta. Ne po ia themi shtetit shqiptar, prokurorisë, Avokatit të shtetit, se kjo tokë "është e vjedhur!"/ar.sh/SYRI.NET

       

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

     

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco