VIDEO-FOTO/ Raguza, kapen korrierët shqiptarë me mbi 1.1 kile kokainë në makinë

VIDEO-FOTO/ Raguza, kapen korrierët shqiptarë me mbi 1.1 kile kokainë në makinë

13:22, 12/03/2019
A+ Aa A-

Policia e Raguzës ka arrestuar dy korrierë droge shqiptarë, H.E., 28 vjeç, dhe A.J., 20 vjeç. Të dy ishin në një makinë me targa shqiptare e cila ecte në drejtim të Ragusë. Gjatë verifikimit, të dy ishin veçanërisht bashkëpunues duke dhënë çdo informacion për pasaportat, duke shpjeguar se kishin një banesë në Raguza, ndonëse pa leje qëndrimi, pasi ishin turistë.

Pas kontrolleve të rastit u vendos që dy shqiptarët të shoqëroheshin në stacionin e policisë në Raguza për një kontroll më të detajuar në zyrën e imigracionit. Kontrolli i makinës fillimisht nuk dha rezultat. Makina nuk rezultonte e vjedhur dhe dokumentet shqiptare ishin në rregull, por pjesë të motorit dukej se ishin çmonuar kohët e fundit.

Ky element i bëri kuriozë policët që hoqën disa pjesë. Kështu, pas kontrollit të imtë në një hapësirë në filtrin e ajrit u zbulua një pako e mbështjellë, brenda së cilës ishin dy pako të tjera, të dyja së bashku me mbi 1.1 kile kokainë, vlera e së cilës në treg është 90 mijë euro. Ky është rasti i dytë brenda pak ditëve që shtetas shqiptarë kapen me drogë në Raguza, pas një gruaje që u kap në autobus me rreth një kile kokainë.

ImageImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco