Shitja e foshnjes shqiptare, si arriti Policia të zbulojë krimin e babait Nëna denoncuese

Shitja e foshnjes shqiptare, si arriti Policia të zbulojë krimin e babait

12:09, 12/03/2019
A+ Aa A-

Intervista ekskluzive e një gruaje, e cila tregoi sesi ishte kërcënuar nga ish- bashkëshorti i saj, shkaktoi tronditje, pas transmetimit në emisionin “Drejtësia në Kosovë”. Çështja ndaj saj si fillim ishte trajtuar kanosje, por me vazhdimin e hetimit rezultoi një ngjarje edhe më e rëndë: trafikimi i qenieve njerëzore. 15 vite më parë, gruaja në fjalë dhenjë burrë kishin bashkëjetuar. Pasi gruaja kishte lindur një djalë, i shoqi ia kishte shitur foshnjen, një çifti në Preshevë, shkruan Kallxo.com.

Hetuesi i Policisë së Mitrovicës tregoi për emisionin “Drejtësia në Kosovë” se si ata arritën të zbulonin rastin e shitjes së fëmijës, duke theksuar se gruaja – viktimë në këtë rast, nuk e kishte deklaruar një gjë të tillë.

“Pas mbledhjes së të gjitha informacioneve,  kemi qenë në vazhdimësi në kontakt me prokurorin. Kemi mbledhur të gjitha provat dhe pasi kemi parë që ka edhe vepra të tjera, kemi njoftuar Ddrejtorinë për Trafikimin e Qenieve Njerëzore në Prishtinë; e kemi thirrur dhe e kemi lajmëruar”, tha hetuesi.

Ai shtoi se gruaja- viktimë kishte deklaruar se nuk kishte asnjë dokument.

“Viktima fillimisht, në kontaktin e parë, ka thënë se nuk ka asnjë dokument dhe më pas ka treguar se i dyshuari ia kishte marrë të gjitha dokumentet e saja”, tha hetuesi.

Gjithashtu hetuesi tregoi e kishte intervistuar gruan ën fjalë për më shumë se 13 orë.

“Personalisht kam punuar prej orës 13:00 e deri pas mesnatës, kam punuar deri në kompletimin e rastit”, shtoi ai.

Sipas hetuesit, gruaja thoshte se ishte kërcënuar nga ish- burri i saj.

“Viktima në deklaratën e saj ka thënë se ka një fëmijë me një shtetas austriak, i cili ka ndërru jetë dhe sipas saj, viktimës dhe djalit të saj i takon një pension.

Sipas viktimës,  ish- burri po i kërkon dhe po i bën presion për të nënshkruar disa dokumente tek noteri për t’i marrë ish- burrit, pensionin.

Kurse, rastin e fëmijës që është shitur në Serbi nuk e ka përmendur”, tha hetuesi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco