Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

VIDEO/ Ajo luftoi për të mbrojtur shtëpinë e saj, Policia e pezullon nga puna policen e Shqiponjave!

VIDEO/ Ajo luftoi për të mbrojtur shtëpinë e saj, Policia e pezullon nga puna policen e Shqiponjave!

11:09, 12/03/2019
A+ Aa A-

Një dramë të dytë po përjeton një nga banoret e pallatit që do të sekuestrohej dje nga Përmbarimi në afërsi të gjimnazit Petro Nini Luarasi.

 Ajo banore që u pa në video duke kapërcyer muret, duke u përplasur me murin e policëve, duke marrë në gji djemtët e vet të tronditur ishte një punonjëse e forcave Shqiponja. Djali i vogël që u shtri mbi makinën e Policisë duke u lutur për të mos i nxjerrë nga shtëpia, është biri i saj, biri i një policeje.

Syri.net ka transmeruar direkt edhe sot, tronditjen e banorëve që po u merret shtëpia me vendim gjykate në afërsi të gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, por që sot po peshon akoma më shumë mbi nënën e dy djemve, policen Blerta Dervishi.

“Doja të ndaja një lajm me mediat sot, - tregoi njeri për banorëve në kamera, duke treguar zonjën në krah:.” Blerta u shkarkua nga puna. Është pezulluar përkohësisht nga puna, është nënë e divorcuar me dy fëmijë të vegjël.”

Blerta ishte zonja që u përlesh dje me kolegët e saj për shtëpinë që po i sekuestrohej dhe sot ajo tha:

“Unë jam punonjëse policie. Për momentin më është njohur që jam e pezulluar me motivacionin: “Pengesë për veprimet përmbarimore. Kolegët e mi kanë qarë, kanë bërë detyrën e tyre më të mirë të mundshme. Unë i përgëzoj.kanë bërë detyrën e tyre, si eprorët, si efektivët. Ndërsa për rastin, unë aty jam banore, qytetare e thjeshtë, e lirë për të mbrojtur pronën time.e lirë për të mbrojtur fëmijët e mi se nuk kam ku të shkoj tjetër.” /ar.sh/SYRI.NET 

ImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nardi12/03/2019 16:12

Vertet me vjen shum keq per kete vajze , por kam pershtypjen qe keshtu eshte sjelle edhe kjo me qytetaret kur ka qene ne detyre , me te njejten sjellje si koleget e saj karshi saj , ndaj ti therasin mendjea policet jo vetem kur u bie ne kuriz

DURIM CEKREZI12/03/2019 16:04

Kur miqet tane nga vendete te ndryshme ne Europe na pyesin per keto pamje qe shikojne me vje turp qe te them jane reale ne Kryeqytetin tone.

cun lagje12/03/2019 11:43

ore nje pyetje kisha dhe shume te thjesht....kete ministrin e brendshme e drejton SANDER LLESHI apo SANDER GAVOCI ????? Une do thoja sh qarte qe Gavoci sigurisht jo fizikisht por ka aq ndikim sa ti bej presion punonjesve te policis se shtetit....deri edhe te vet zoti LLESHI!!!

Loran shehu 12/03/2019 11:31

Shtet kurv minister byth q...

Shto koment

Denonco