31 kilogramë drogë në banesë, arrestohen babë e bir në Fier

31 kilogramë drogë në banesë, arrestohen babë e bir në Fier

10:32, 12/03/2019
A+ Aa A-

Policia e Fierit ka finalizuar me sukses operacioni antidrogë i koduar “Lënginas”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:  B.G, 51 vjeç dhe A.G, 27 vjeç, banues në Patos ( babë e bir)

Në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 31 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në servisin e kasetofonave në pronësi të tyre, u gjetën disa doza me lëndë narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco