VIDEO EKSKLUZIVE/ Ja si i vihet flaka makinës së biznesmenit ne Lezhë

VIDEO EKSKLUZIVE/ Ja si i vihet flaka makinës së biznesmenit ne Lezhë

15:32, 10/03/2019
A+ Aa A-

Biznesmenit të njohur nga Lezha i djegin makinës, rrezikohet dhe biznesi i kampingut. Makina e biznesmenit Arben Fusha nga Lezha është djegur plotësisht në orët e para të së shtunës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit dhe makina e shkrumbuar i përket 45-vjeçarit Fusha, i njohur për disa biznese ku një ndër to është dhe kampingu. Mjeti tip fuoristradë ka qenë i parkuar pranë biznesit dhe shtëpisë se biznesmenit në rrugën drejt Shëngjinit.

Nga verifikimi i kamerave të sigurisë, të cilat janë sekuestruar nga Policia, dallohen dy persona të cilët kanë hyrë brenda ambienteve të rrethuara të biznesit dhe i kanë vënë flakën makinës një “Marcedez Benc ML”. Më pas ata janë larguar nga vendngjarja. Në momentin e ngjarjes brenda biznesit nuk ka pasur asnjë person, ndërsa kanë qenë banorë të zonës të cilët kanë konstatuar flakte dhe kanë njoftuar zjarrfikësit.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të këtyre të fundit, mjeti është shkrumbuar plotësisht, pasi dyshohet se fillimisht është spërkatur me benzinë nga autoret. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë duken dy persona, të cilët e kanë kryer këtë veprim. Nuk dihet nëse ata kanë qenë të maskuar apo jo, por identifikimi i tyre nuk është bërë ende i mundur thotë Policia. Mjeti fuoristradë tip “Mercedez Benz” është djegur plotësisht, ndërsa Policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorët.

Shikoni videon…..

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco