Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Burg shoferit të përplasjes tragjike në Gjilan, 30 ditë burg menaxherit/ Ja emrat

Burg shoferit të përplasjes tragjike në Gjilan, 30 ditë burg menaxherit/ Ja emrat

16:20, 09/03/2019
A+ Aa A-

Është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji edhe ndaj përgjegjësit të kompanisë  VEV group Vigan Tigani, e cila shkaktoi aksidentin në Gjilan, nga gjyqtari i Gjykatës Themelore të Gjilanit Behar Ymeri, konfirmon “SyriKosova”.

Kjo kërkesë është miratuar pas kërkesës së bërë nga ana e prokurores Rozelida Manastiri nga Prokuroria Themelore e Gjilanit.

Tashmë përgjegjësi i kësaj kompanie Vigan Tigani, si dhe shoferi që shkaktoi aksidentin Mustafë Avdija, janë dërguar për një muaj në parabyrgim në Burgun e Pasjakut në Gjilan.

Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton se mbrëmë rreth orës 19:30 minuta, ka ndaluar të dyshuarin V.T., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale, ‘’Mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria ka ndaluar të dyshuarin V.T., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti, si person përgjegjës i kompanisë, më 7 mars 2019, e kishte lejuar të dalë në qarkullim automjetin transportues – kamionin, e markës ‘’Scania’’, pronë e SH.P.K ‘’VEV GROUP’’ – Prishtinë, i cili ka qenë pa regjistrim dhe pa kontrollë teknike që nga data 18 gusht 2017, të cilin e ka drejtuar shoferi i kësaj kompanie M.A., me ç’rast i njëjti ka shkaktuar aksident trafiku, si pasojë e të cilit përveç dëmeve materiale, lëndime të lehta trupore kanë pësuar 23 persona, lëndime të rënda trupore 3 persona, ndërsa lëndime të natyrës vdekjeprurëse ka pësuar, i ndjeri Qerim Çoqaj.

Prokurorja Rozelida Manastiri e rastit, sot ndaj të dyshuarit ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, në Gjykatën kompetente në Gjilan. B. T

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco