Laç, tre burra në sherr me thika, plagoset rëndë 23-vjeçari

Laç, tre burra në sherr me thika, plagoset rëndë 23-vjeçari

10:26, 09/03/2019
A+ Aa A-

Një sherr me thika në Laç ndërmjet dy burrave dhe një të treti ka përfunduar me plagosjen e rëndë të këtij të fundit. Personi i plagosur, me iniciale E.M. banues në Laç, është dërguar për kurim në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Ndërsa,  forcat policore të Komisariatit të Kurbinit njoftuan se pas një pune të organizuar, arrestuan dy agresorët, V.H. 24 vjeç dhe K.S. 48 vjeç, të dy banues në Laç.

Ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë konfliktuar fizikisht me shtetasin E.M. 23 vjeç, dhe e kanë plagosur me thikë. Dy të arrestuarit tani akuzohen nga Prokuroria Pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për “Plagosje të rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco