E rëndë në Durrës/ Vdes një vajzë 10 vjeçe

E rëndë në Durrës/ Vdes një vajzë 10 vjeçe

16:51, 08/03/2019
A+ Aa A-

Një ndarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në durrës pasi sic raportohet një e mitur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur edhe jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen NR. 17, në Durrës ku 10-vjeçarja me inicialet A.B., ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Ndërkohë, bëhet me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Deklarata e Policisë: 

Informacion Paraprak
Më datë 08.03.2019, rreth orës 16:20, në lagjen Nr 17, Durrës, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, në banesën e saj, shtetësja e mitur A.B., 10 vjeçe dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punonë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco