Mbi 1000 policë, kontroll masiv nëpër serat e perimeve: Nuk gjetëm asnjë copë kanabis!

Mbi 1000 policë, kontroll masiv nëpër serat e perimeve: Nuk gjetëm asnjë copë kanabis!

14:52, 08/03/2019
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka bërë një njoftim zyrtar për një operacion që ka ndërmarrë për parandalimin e kultivimit të kanabisit.

Gjatë këtij operacioni janë angazhuar 289 grupe kontrolli nga Drejtoritë Vendore të Policisë dhe Drejtoritë Vendore të Kufirit e Migracionit. Në operacion morën pjesë 1.110 punonjës policie me 203 automjete policie dhe 2 mjete lundruese.

Referuar njoftimit të Policisë, janë kryer gjithsej 4.922 kontrolle/rikontrolle, në 1795 sera e minisera, 1036 magazina, 883 ish-objekte ushtarake, 509 shtëpi të braktisura, 299 stane/stalla, 407 ambiente të hapura, 43 parcela të kultivuara në vitet 2016-2017.

“Gjatë kontrolleve të ushtruara në territor dhe në ambiente të mbyllura nuk është konstatuar asnjë rast i kultivimit të bimëve narkotike”, thotë policia, por harron të theksojë se përveç serave, magazinave e depove, këto kontrolle nuk janë bërë në zonat e thella ku trafikantët kultivojnë prej vitesh kanabis.

Vetëm pak kohë më parë gazetarë spanjoll dhe italianë, filmuan në vendin tonë disa plantacione me kanabis. Në fund të muajit Janar u publikua në Itali në kanalin Tv Nove dokumentari “Clandestino” i gazetarit investigativ spanjoll David Beriain mbi mafien shqiptare, i cili merrte intervista brenda plantacioneve të mëdha me kanabis të mbjellë këtë vit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz08/03/2019 15:43

Policia e gjenelesh lesh leshi, nuk do shum men qe nuk keni me gjet hashash, o ngret piaca o trongllat e lesh persheshit, esht kalu te laboratoret e heroines dhe kokaines.

Krist08/03/2019 15:42

C'jane keto kontrolle,more police dhe oficere policie,per kanabis,sot ne vitin 2019?Keni harruar se i nderuari kryeminister,na ka thene qe ne vitin 2015,qe nuk ka me kanabis ne Shqiperi.Kete e ka pohuar edhe Guarda Di Fionanca,me deklaraten e saj,qe nga kontrolli me avionet e saj te sofistifikuar,199.8% e siperfaqes Shqiptare,ishte e paster nga Kanabisi.Vete Ambasadoret qe kane qene ne ate kohe,Lu dhe Vlahutin,e kane pohuar disa here se kanabis nuk ka me.Bile edhe Bruno Wespa,ka investiguar vite me rralle,dhe meqe nuk ka gjetur asnje rrenje kanabisi,vendosi me ne fund t'a beje publike ne emisionin e fundit,ku kishte ftuar edhe kryeministrin tone,qe megjithese shume i zene me takimet me popullin,per Shqiperine qe don ai,e gjeti kohen ne mes te nates.Por kur kryeministri,mori vesh se taliont,nuk e kishin idene ,se ne Shqiperi kishte patur kanabis,shkoi me vrap edhe ne disa televizione te tjera shume serioze italiane,dhe i skjaroi te gjithe,se ne Shqiperi,sot eshte eshte bukuri e madhe,pasterti e madhe (nga kanabisi),siguri e madhe.Duke u mahnitur nga fjalet e kryeministrit,edhe Igli Tare,kishte grumbulluar gjithe boset e bisneseve italiane,dhe do i nisi sa me pare,per te investuar (por jo per kanabis-tani eshte koha e heroines,kokaines,tek-tuk edhe armatimeve e municioneve).Lum kush te rroje,e ohhh sa do gezoje!!!!!

Shto koment

Denonco