FOTO/ Murosën shqiptarin, arrestohen katër italianë

FOTO/ Murosën shqiptarin, arrestohen katër italianë

10:02, 08/03/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje tronditëse e zbuluar rreth  dy muaj më parë, kur në 15 Janar policia italiane e Monzas zbuloi trupin e një shqiptari të murosur në një banesë në Senago të Brianzas, është finalizuar me arrestimin e katër autorëve të gjithë nështetas italianë. Policia rajonale njofton se ka arrestuar lokalitetet, Muggio, Enna dhe Genova, katër persona të akuzuar për vrasjen dhe murosjen e shqiptarit, Astrit Lamaj, i cili u zhduk në Genova, në janar të vitit 2013.

Nga hetimet e deritanishme të policisë, rezulton se mes tyre është edhe porositësi i këtij ekzekutimi dhe fshehje të ngjarjes në një mënyrë tipike mafioze.

Sipas mediave italiane, shqiptari u vra, për shkak se dyshohej për një vjedhje dhe se kishte ndërprerë një lidhje sentimentale me një të afërme, të një prej personave të hetuar. Eshtrat e kufomës u gjetën në kompleksin “Villa degli Oçhi” në Senago të Monza, ndërkohë që i zoti i banesës nuk kishte dijeni për asgjë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco