FOTO/I vihet zjarri makinës së inspektores së Tatimeve në Vlorë Makina e djegur

FOTO/I vihet zjarri makinës së inspektores së Tatimeve në Vlorë

07:49, 08/03/2019
A+ Aa A-

Një makine tjetër i është vënë zjarri mëngjesit e sotëm në lagjen "Pavarësia" qytetin e Vlorës. Mjeti është djegur plotësisht. Makina Benz me targa AA928TZ i përket një punonjëseje të Drejtorisë së Tatimeve.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është dhuke mbikqyruar provat dhe pamjet e kamerave filmike në zonë. Të gjitha dyshimet janë se zjarri është vënë qëllimisht. Vetë pronarja e makinës nuk është deklaruar deri tani nëse ka pasur konflikte personale apo të lidhura me detyrën.

Policia njoftoi se "rreth orës 04:25, në lagjen ”Pavarësia” është konstatuar duke u djegur automjeti tip ”Benz”, në pronësi të shtetasit L.B., banues në Vlorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco