Dorëzohet në polici 24-vjeçari që dhunoi mjekun: Ja pse e godita

Dorëzohet në polici 24-vjeçari që dhunoi mjekun: Ja pse e godita

19:51, 07/03/2019
A+ Aa A-

Është dorëzuar në polici 24-vjeçari që goditi mjekun në qytetin e Lezhës, Zef Doda.

Gajtë dëshmisë së tij, mësohet se i riu ka thënë se e ka goditur pas një debati që ka bërë me mjekun, pasi pretendon ai, Doda nuk po shërbente.

“Debatova me te dhe e kam qelluar me grushte. Nuk po me sherbente, ishte ne gjendje te dehur ka thene ai”, tha 24-vjeçari.

Mjeku Zef Doda u godit mesditën e sotme nga i riu, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, brenda ambienteve të spitalit të Lezhës. Burime pranë QSUT bënë të ditur se pas përfundimit të ekzaminimit të gjendjes së mjekut Doda, është arritur në konkluzionin se ai ka thyerje të kockave të fytyrës.

Ai do t’i nënshtrohet terapisë për këto dëmtime që ka marrë në fytyrë, ndërsa do të vlerësohet në vijim nëse do të jetë nevoja që ai ti nënshtrohet operacionit ose jo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Messi07/03/2019 20:35

Mashtrues rilindas si Kryeministri, kriminel i degjeneruar, ku e gjen te drejten te godasesh mjekun mor pis, qe nuk di shkrim e kendim.

Shto koment

Denonco