VIDEO/ Momenti i arrestimit të korrieres shqiptare të drogës, kapet me 700 gr kokainë

VIDEO/ Momenti i arrestimit të korrieres shqiptare të drogës, kapet me 700 gr kokainë

17:09, 07/03/2019
A+ Aa A-

Një 33-vjeçare shqiptare është arrestuar nga policia italiane në qytetin e Ragusa, pasi u kap me 700 gram kokainë.

Shqiptarja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, akuzohet si korriere droge.

Ajo u arrestua gjatë një operacioni në stacionin e autobusit të qytetit, ku iu gjetën dy zarfa me kokainë.

Lënda narkotike nëse do të hidhej në treg kapte vlerën e 50 mijë eurove.

Gruaja shqiptare e arrestuar ishte me dokumente të rregullta. Ajo do të dëbohet dhe do të kthehet në Shqipëri.

Momenti i arrestimit:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco