EMRI/ Aksidenti me motor, ja 21-vjeçari shqiptar që humbi jetën në Athinë

EMRI/ Aksidenti me motor, ja 21-vjeçari shqiptar që humbi jetën në Athinë

16:51, 07/03/2019
A+ Aa A-

Identifikohet shqiptari që humbi jetën në Athinë si pasojë e një aksidenti me motor.

Mësohet se viktima është Marjan Prespali, 21 vjeç, i cili duke udhëtuar me motor është përplasur për vdekje nga një makinë që drejtohej nga një 52-vjeçar.

Policia helene bën me dije se, një nga dy shoferët shkeli sinjalizimin “stop”, por nuk ka të dhëna të tjera të detajuara.

Nga përplasja i riu humbi jetën në vend, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e aksidentit që i shkaktoi vdekjen 21-vjecarit.

Trupi i të riut shqiptar pritet të kthehet në atdhe ku do të zhvillohet edhe ceremonia mortore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco