FOTOGALERI nga aksidenti i tmerrshëm në qendër të Gjilanit, një i vdekur, 10 të lënduar

FOTOGALERI nga aksidenti i tmerrshëm në qendër të Gjilanit, një i vdekur, 10 të lënduar

15:56, 07/03/2019
A+ Aa A-

Rreth orës 14:05 ka ndodhur një aksident trafiku në qendër te qytetit të Gjilanit. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet e Policisë së Kosovës dhe sipas hetimeve të para dyshohet se një kamion transportues për shkaqe teknike, vozitësi e ka humbë kontrollin mbi mjetin transportues duke goditur disa vetura, tha për Syri.net Kosova, zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas  hetimeve të para në vendin e ngjarjes  ka mbi dhjetë persona të lënduar të cilët janë bart urgjent në qendrën emergjente këtu në Gjilan.

Edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve një person ka ndërruar jetë si pasoj e lëndimeve të marra në aksident.

Policia e Kosovës, e ka ndalë vozitësin e mjetit dhe bashkudhëtarin e tij që të dy shqiptarë, shtetas të Kosovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës, njësitet e Zjarrfikësve, Prokurori i shtetit dhe shërbimet e komunës.

Syri.net Kosova mëson se viktima është Qerim Qoqaj dhe një grua është në gjendje kritike për jetën./B.T

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco