Masakrimi i të moshuarve në Durrës, detaje të reja nga ngjarja e rëndë

Masakrimi i të moshuarve në Durrës, detaje të reja nga ngjarja e rëndë

21:12, 04/03/2019
A+ Aa A-

Sipas të dhënave, mësohet se dy persona kanë hyrë në banësën e të moshuarve në Durrës të cilëty kanë tentuar ti grabisin dhe nga rezistenca e tyre edhe I kanë masakruar.

Grabitësit kanë ulur fillimisht automatin e energjisë. Në momentin kur i moshuri ka dalë për të parë automatin, e kanë goditur me sende të forta pas koke.

Pas kësaj, ka qenë bashkëshortja që ka shkuar drejt tij, kur ka dëgjuar zhurma ku është goditur edhe kjo e fundi.

Si pasojë e zhurmës së krijuar kanë ndërhyrë fqinjët e çiftit të cilët janë vënë në ndjekje të grabitësve.

Burime për Fax Web bëjnë me dije se dy të moshuarit janë në gjendje kritike për jetën dhe po bëhen përgatitje për ti nisur drejt Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 15 të qytetit e njohur ndryshe si “Spitallë”, ndërkohë policia ka marrë në pyetje fqinjët e të moshuarve për të bërë të mundur identifikimin e tyre,

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco