Dhërmi, zjarri përfshin sipërfaqe me shkurre dhe kullota Foto Ilustruese

Dhërmi, zjarri përfshin sipërfaqe me shkurre dhe kullota

13:02, 04/03/2019
A+ Aa A-

Sipërfaqe të konsiderueshme kullotash dhe shkurre janë përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të hëne në fshatin Dhërmi. Në vendngjarje mbërriten forca të shumta zjarrfikëse.

Fillimisht ndërhyrja ka qenë mjaft e vështirë për shkak të terrenit, por forcat zjarrfikëse kanë arritur të vënë nën kontroll zjarrin dhe po punojnë për shuarjen e plotë të tij. Nga flakët nuk rrezikohen banesa.

Aktualisht po hetohet nëse kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme apo aksidentale. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco