Prokuroria jep pretencën për vrasësit e Marvi Mihalit, 25 vjet burg për ...

Prokuroria jep pretencën për vrasësit e Marvi Mihalit, 25 vjet burg për ...

12:39, 04/03/2019
A+ Aa A-

Prokuroria ka dhënë pretencën për vrasësit e Marvi Mihalit, djalit që gjeti vdekjen nga një grup djemsh për një karikues

25 vite për Kridens Allën

24 vite burg për Dejvi Bitrajn

20 vite për Marsel Allën

18 vite për Eugen Bitrajn

Seanca e radhës do të mbahet më 19 mars.

Katër të rinj Dejvi Bitraj, Eugen Bitraj, Marsel Alla, Kridens Alla, i zunë pritë tre bashkëmoshatarëve të tyre, Armend Haxhiut, Xhoslin Shatës dhe Marvi Mihalit, pasi këta të fundit u kërkuan t’u jepnin një karikues për celularin që u kishin shitur. Por, në debat e sipër, ata e kanë goditur me thikë Marvi Mihalin , 22-vjeçarin dhe, edhe pse ai ishte duke dhënë shpirt, e kanë goditur edhe me shkelma në momentet e fundit të jetës.  

Gjyqi për Mihalin mori kthesë papritur pasi prindërit e tij, babai i tij, Pavlli Mihali, sportist i njohur, kërkoi të zbardhej deri në fund e vërteta dhe të dënoheshin fajtorët. Në fillimet e gjykimi, katër të akuzuarit për vrasje morën masën e thjeshtë "detyrim paraqitje", ç'ka u konsiderua skandal nga familja Mihali dhe situata evoloi deri në përplasje fizike në ambientet e gjykatës me prindërit e të akuzuarve. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco