Aksident me vdekje në Durrës

Aksident me vdekje në Durrës

12:30, 04/03/2019
A+ Aa A-

Aksident me vdekje në Durrës. Policia informon se një këmbësor 67-vjeçar me iniciale J.P. është përplasur nga një automjet, e për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja u regjistrua paraditen e kësaj të hëne, rreth orës 11:15, në Sukth në një rrugë dytësore në afërsi të mbikalimit.

Informacioni paraprak

Më datë 04.03.2019, rreth orës 11:15, në Sukth në një rrugë dytësore në afërsi të mbikalimit, shtetasi A.S.,  34 vjeç , banues në Durrës, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin këmbësor J.P, 67 vjeç, i cili u transportua në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco