Arrestimet e 6 oficerëve në Durrës/ Dalin detaje të reja

Arrestimet e 6 oficerëve në Durrës/ Dalin detaje të reja

09:35, 03/03/2019
A+ Aa A-

Janë 6 oficerë policie që janë vënë në pranga gjatë natës.

Arrestimet janë bërë në sheshin e trageteve në Portin e Durrësit.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se të arrestuarit akuzohen për korrupsion, duke lënë të kalojnë kufirin persona me probleme në zonën ‘Shengen’.

Njoftimi i plotë për arrestimet në Durrës:

SHÇBA arreston 6 punonjës të Policisë në PKK Durrës për korrupsion pasiv e shpërdorim detyre

Strukturat e Drejtorisë Qendrore të Hetimit të SHÇBA-së finalizuan me sukses operacionin ‘KONTROLLORI’ ku janë arrestuar në kushtet e flagrancës 6 punonjës të policisë, kontrollorë në PKK Durrës:

1. A.Gj., 53 vjeç, me detyrë Kontrollor në PKK Porti Durrës;

2. G.B., 29 vjeç, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës;

3. G.Ç., 51 vjeç, me detyrë Ndihmës Kontrollor në PKK Porti Durrës;

4. D.D., 53 vjeç, me detyrë  Kontrollore në PKK Porti Durrës;

5. D.Z., 50 vjeç, me detyrë Kontrollor në PKK Porti Durrës;

6. J.K., 42 vjeçe, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës.

Arrestimi i tyre u bë në funksion të hetimeve penale, në kuadër të procedimit të vitit 2018, kryer nga Drejtoria e Hetimit të SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ dhe ‘Shpërdorim detyre’.

Gjatë ndjekjes së këtij procedimi janë aplikuar metodat speciale të hetimit, ku rezulton e provuar veprimtaria e kundërligjshme e këtyre punonjësve të policisë, të cilët, në këmbim të vlerave të ndryshme monetare, bënin të mundur kalimin e paligjshëm të personave me probleme, apo kategorisë së shtetasve  që nuk u lejohet udhëtimi drejt zonës ‘Shengen’.

Gjatë kontrollit të ushtruar në kushtet e flagrancës, punonjësve të policisë iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi vlerash monetare në lek dhe euro, në vlerën 2.175  euro, që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundërligjshme dhe korruptive gjatë ushtrimit të detyrës.

Hetimet për këtë ngjarje po vazhdojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

coli03/03/2019 12:21

Ju qenkan konfiskuar 6 policëve të kontrollit në doganën e portit të Durrësit, vetëm 2175 euro që të përpjestuara, i bie që sejcilit ti kenë gjetur më pak se 350 euro. Por a thua se këto 350 euro paskan fituar doganierët e këtij porti, kur nga ky port kanë hyrë miliona euro droge e kanë dalë kamiona të mbushura me tonelata drogë pa llogaritur makinat e vogla ? Vetëm për të kaluar një kg kokainë, nuk e ka pasur për gjë trafikanti që ti jepte edhe 10 mijë euro ndonjë doganieri. Të mos harojmë se nga ky port, të detyruar nga njoftimet e shërbimeve sekrete të vendeve të huaja, u kapën 613 kg kokainë.

Shto koment

Denonco